Futboll

Trajneri i Bajernit pozitiv me Covid, nga Lisbona në Mynih me aeroambulancë

Pozitiv me Covid-19 ka dalë së fundi trajneri i Bajernit të Mynihut, Julian Nagelsman. Ai humbi ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndaj Benfikës (bavarezët fituan 0-4), duke iu nënshtruar menjëherë karantinës.

Klubi gjerman ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku shkruan: "Edhe pse ka qenë i vaksinuar komplet, Julian Nagelsman, trajneri i Bajern Mynih, ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19. Trajneri do të kthehet në Mynih i ndarë nga skuadra, me anë të një aeroambulancë, për t’u izoluar më pas në shtëpi".

Julian Nagelsman, trajneri i Bajernit. Gazeta Si, 21 prill 2021

Të shtunën luhet ndeshja e radhës në Bundesligë kundër Hofenheimit, kurse javën e ardhshme bavarezët sfidojnë Borusia Mëshengladbah në Kupën e Gjermanisë dhe pastaj Union Berlinin në kampionat. Në të gjitha këto impenjime, Bajerni do të drejtohet nga asistentët e Nagelsman, Dino Topmëler dhe Xaver Zembrod , të cilët janë gati, ashtu siç bënë në Lisbonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë