Futboll

Trajner kroat për Partizanin, Zoran Zekiç do të marrë drejtimin e kampionëve

Gazeta Si – Pasuesi i italianit Kolela në stolin e Partizanit do të jetë një kroat. Drejtuesit e ekipit kampion kanë arritur marrëveshjen me 49-vjeçarin Zoran Zekiç, pritet vetëm zyrtarizimi.

Bëhet fjalë për një trajner me përvojë, i cili ka drejtuar skuadra të njohura në vendin e tij, si Osijeku dhe Slaven Belupo, por edhe Sherifin e Tiraspolit në Moldavi. Kroati tani ka pranuar të marrë drejtimin e Partizanit, që synon të hapë një cikël fitues dhe të bëjë mirë edhe në Europë.

Zoran Zekiç, 49 vjeç. Gazeta Si, 8 qershor 2023

Partizani e mbylli kampionatin me titullin kampion, por drejtuesit e klubit të kuq nuk u bindën nga italiani Xhovani Kolela. Largimi i tij u bë zyrtar vetëm një ditë më parë, ndërsa tani pritet që klubi të zyrtarizojë dhe prezantojë trajnerin e ri.

Klubi po punon edhe në merkato, për të fuqizuar grupin para se të nisin ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë