Motosport

Tragjedi në garën e Dakarit, humb jetën piloti portugez

Paulo Gonçaldes ka humbur jetën gjatë garës në shkretëtirën e Dakarit. Lajmin tragjik e kanë bërë të ditur zyrtarisht organizatorët e kësaj gare, por pa dhënë shumë detaje në lidhje për atë çfarë ka ndodhur konkretisht. Sipas njoftimit zyrtar, motoçiklisti 40-vjeçar, një veteran i kësaj gare, ka bërë një aksident fatal në etapën e shtatë.

Gonçalves, i dyti në garën e edicionit 2015, një veteran në garën e 13-të të Dakarit, është rrëzuar në kilometrin 276. Sipas informacioneve të para, piloti ishte i pavetëdijshëm në momentin kur mbërriti stafi mjekësor.

Paulo Gonçalves, piloti që humbi jetën në Dakar. Gazeta Si, 12 janar 2020

Piloti portugez është transportuar me shpejtësi për në spital me helikopter, por nuk ia doli të mbijentonte. Gara e Dakarit është kritikuar shpesh për rrezikshmërinë që paraqet, megjithatë ajo ka vazhduar rregullisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë