Lajme

Trageti me mbetje të rrezikshme amianti, lihen në burg 4 nga të arrestuarit

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë 6 për personat e arrestuar në Vlorë, të dyshuar se transportonin  lëndë kancerogjene.

Gjykata ka lënë në burg 4 prej tyre, konkretisht Kujtim Xhafellari 65 vjeç, zëvendës kapiten i "St Damianit"; Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i fugonit; Elisabeta Cuni, 55 vjeç, administratore e firmës së pastrimit "Delfini1"; Zamir Kornuzi, 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”.

Festim Tafa, 71 vjeç, kapiten i tragetit, është lënë arrest shtëpie, si dhe Agron Brataj 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, i është dhënë masa e arrestit "detyrim paraqitje".

Mbi të gjashtë rëndon e njëjta akuzë ajo e parashikuar në nenin 171 të kodit të procedurës penale: Krime në fushën e doganave, kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara (Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) si dhe neni 25, veprës penale të kryer në bashkëpunim. Sipas ligjit, importimi, eksportimi ose tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë