Ana e errët

Trageti me mbetje të rrezikshme-Ende nuk dihet vendi i groposjes në Vlorë

Prokuroria e Vlorës dorëzoi në gjykatë kërkesën për masat e sigurisë personale ndaj gjashtë të personave, të cilët u arrestuan dy ditë më parë kur në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë u zbulua një furgon me  materiale kancerogjene amianti dhe disa fuçi me lëndë të dyshimta. Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të ndaluar në bashkëpunim me njëri -tjetrin e dënueshme me burg deri  në dhjetë vjet , nenin 201/ a  që përfshin grumbullimin e asgjësimin e mbetjeve të ndaluara që sjell pasojë ndotjen e ujit dhe ajrit dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve si dhe neni 201/ b ; krim i transportit të lëndëve të ndaluara për tu sjellë në Shqipëri. Një burim i sigurtë pranë gjykatës tha për gazetën “Si” , se është kërkuar arrest shtëpie për kapitetin Festim Tafa, për shkak të moshës së tij. Ndërsa për pesë të tjerët prokuroria kërkon arrest me burg. Masa do të mbahet të hënën në orën 12 tha i njëjti burim i gjykatës. Në kërkesë thuhet se shoqërisë “Kormuzi” ju gjetën në ambjent sasi amianti , i ndaluar nq vendin tonë, ndërsa në traget u sekuestruan edhe fuçi me lëndë të papërcaktuar ende. Ndonëse doganat janë shprehur se fucitë nuk përmbajnë lëndë radiokative, prokuroria është në pritje të ekspertëve të fizikës bërthamore, pasi Instituti i Shëndetit Publik nuk ka pajisje të përcaktojë shkencërisht se cfarë është lënda në fuçi. Ndërkohë prokuroria nuk ka zbuluar ende as  se ku  do të groposeshin mbetjet e rrezikshme dhe të  ndaluara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë