Lajme

Trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme, ndalohet drejtoresha e Migracionit dhe 3 zyrtarë

Drejtoria e Hetimit e SHërbimit të Cështjeve të Brëndshme dhe Ankesave në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, mbështetur në informacionet, por edhe pamjet e transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, kanë kryer të martën disa ndalime.

Masat janë marrë pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri.

“Janë ndaluar punonjësit e policisë:

- E.T., me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

- B.Z., me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

- A.H., me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

- A.M., specialiste në DRKM, Tiranë.

Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qënieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë