Njerez

Trafikimi i femrave, si vepron mafia shqiptare në Britani

Bandat shqiptare kohët e fundit po veprojnë me mënyra shumë të sofistikuara dhe numri i viktimave të trafikuara në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm. Statistikat e fundit nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit tregojnë një rritje me 35% të numrit të njerëzve të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku pjesa më e madhe janë nga Shqipëria.

Gazeta britanike “Sky News” shkruan se ka takuar 15 viktima të strehuara në qytetin e Vlorës, i cili njihet nga të gjithë që është një vend strategjik për rrjetin e trafikimit në Shqipëri. Të rrahura gjatë shtatzënisë, të mbyllura dhe të përdhunuara nga njerëz të shumtë, vajzat tregojnë historitë e tyre që janë tepër të tmerrshme. Disa prej tyre tani strehohen në qendrën e bamirësisë Vatra.

Besjana, njëra nga vajzat ishte njëzet vjeç kur ngeli shtatzënë. Ajo tregoi për gazetarët britanike se familja e saj mendonte se ajo kishte bërë një turp dhe u rrah nga nëna dhe vëllai i saj.

“Ata më rrahën kur isha shtatzëne dhe unë mund të humbisja fëmijën,” shton tha ajo.

Pasi ishte larguar nga shtëpia ajo kishte përfunduar në duart e një prej anëtarëve të bandave trafikuese, i cili e detyroi të punonte si prostitutë në Mbretërinë e Bashkuar për 18 muaj.

“Ata më kërcënonin gjithë kohës se do më vrisnin mua dhe fëmijën tim. E vetmja gjë që doja ishte të arratisesha dhe pas shumë përpjekjeve ja arrita,” shkruan ajo.

Besjana arriti të largohej, por ka shumë të tjerë që përfundojnë duke u shitur nga banda të ndryshme në Evropë dhe në Britaninë Madhe. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se numri i viktimave të mundshme të trafikimit është në 5.145 nga viti 2016 deri në vitin 2017.

Zëvendës drejtori i NCA, Tom Dowdall, thotë se grupe të veçanta janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit. Ai tregoi se bandat kriminale të organizuara shqiptare gjejnë mënyra shumë të sofistikuara për të vepruar.

Zëvendësdrejtori i NCA Tom Dowdall

“Ata janë poli-kriminelë siç i quajmë ne, kështu që ata nuk janë të përfshirë në krimin e organizuar të emigracionit dhe trafikimit, por edhe në kontrabandën e drogës, trafikimin e armëve të zjarrit dhe krimin e organizuar,” shprehet ai.

Një tjetër viktimë e cila u josh nga partneri i saj dhe premtimet e shumta. Ajo u shit nga bandat shqiptare në Evropë dhe tani është strehuar nga shoqata “Ushtria e Shpëtimit” në Britaninë e Madhe.
Ajo tregon momentet, kur partneri i saj filloi të sillte në shtëpinë ku jetonin burra të tjerë të cilët e përdhunonin dhe paratë ia jepnin atij.    

“Ata ishin vetëm disa kafshë që përpiqeshin të kënaqnin veten,” shton ajo.

Gjysma e viktimave të trafikuara në Mbretërinë e Bashkuar detyrohen nga anëtarë të bandave të punojnë si prostituta. Emilie Martin kryetarja e shoqatës “Ushtria e Shpëtimit” tha se duhet të gjithë të këtë fenomen sepse ndodh përpara syve tanë.

“Nëse afrohet një adoleshent për të larë xhamin e makinës tuaj, ju e dalloni farë mirë frikën në sytë e tij, e dalloni se dikush po e vëzhgon derisa të mbarojë, në mënyrë që ti marri paratë,” thotë ajo.

Shqiptaret janë një shënjestër nga bandat e trafikimit. Ata krijojnë publikime për punë të tilla, si kameriere ose parukiere vetëm për të tërhequr femrat shqiptare . Të dyja qeveritë e Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së kanë botuar raporte këtë vit, duke thënë se varfëria dhe korrupsioni po e nxisin këtë problem.

Zëvendësministrja e brendshëm e Shqipërisë, Rovena Voda, pranoi se ka një nivel të lartë të korrupsionit, por këmbëngul se qeveria tani po shqyrton policinë dhe gjyqtarët.

Rovena Vodo, zv/ministre e Brendshme

“Ne jemi në proces të verifikimit të policisë në mënyrë që të kemi polici, prokurori dhe gjykata që të verifikojnë të gjithë kriminelët, në mënyrë që viktimat e trafikimit të mos kenë frikë se policia është e korruptuar dhe shkëmben informacion me kriminelët dhe jeta e tyre do të jetë në një rrezik i madh. Viktimat mund të na besojnë, ata mund t'i besojnë institucioneve shqiptare, jemi këtu për t'i ndihmuar, dera ime është e hapur për secilin prej tyre, ne jemi këtu për të ndihmuar,” thotë ajo

Në tremujorin e parë të vitit 2018, janë regjistruar 605 viktima të cilët kanë vdekur për shkak të veprimtarisë së bandave. Rachel Harper, drejtuesja e një tjetre shoqatë që ju vjen në ndihmë grave dhe vajzave tha për Sky News, që shpesh telefonuesit janë në situata të vështira.

"Rreth 10% e thirrjeve tona janë nga viktimat të cilat kanë vdekur deri në momentin që në kemi shkuar, shton ajo./Sky News/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë