Lajme

Trafikantët e grupit “Avdylaj” para Krimeve të Rënda

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është vënë nën masa të forta sigurie, pasi pritet të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.

Droga, korrupsioni dhe skema e tjetërsimit të tokave do të gjykohen si një histori e pandarë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila do të vlerësojë kushtet sesi u arrestuan dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. 

Para Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë shkuar edhe familjarët e Arben Ndokës.

Në të njëjtën dosje janë edhe ish-policë, që njoftonin kriminelët dhe favorizonin personat e inkriminuar për të dalë jashtë vendit, si dhe grupin “Avdylaj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë