Lajme

Trafik në aksin Vlorë-Llogara, reagon ministrja Balluku: Po punojmë për Bypass-in dhe tunelin

Mijëra automjete, kryesisht me pushues që zgjodhën jugun e vendit për të kaluar pushimet gjatë fundjavës u bllokuan për më shumë se pesë orë në këtë aks për shkak të trafikut të rënduar.

Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  tha se për këtë arsye qeveria po punon që të përfundojë brenda afatit Bypass-in e Vlorës por edhe tunelin e Llogarasë.

“Ata që u kthyen sot nga jugu, kanë shpenzuar kohë në trafikun e rënduar. Edhe për këtë arsye po punojmë për të përfunduar në afat Bypass e Vlorës dhe për të ndërtuar sa më parë Tunelin e Llogarasë. Gjerdani infrastrukturor i Jugut po plotësohet dhe do të jetë në shërbimin tuaj,” shktuan Balluku në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë