Lajme

‘Toyota Yaris’, Balla dorëzon prova të reja

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka paraqitur sërish prova të tjera në prokurorinë e Tiranës lidhur me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Një ditë më parë Balla paralajmëroi se do të dorëzojë në Prokurori të tjera prova në lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln eurot që u kapën në makinën tip “Toyota Yaris”.

“Kam depozituar prej disa javësh një kallëzim tjetër penal në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për veprat penale të kallëzimit të rremë, të shpërdorimit të detyrës, të vënies në rrezik të veprimeve hetimore, që ka të bëjë me veprën penale të tregtimit të sekretit hetimor dhe shtetëror dhe sigurisht që sot erdha në Prokurori për të depozituar provat, mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal. Dua t'ju them që kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulzim Basha do të jetë një person, i cili sipas parashikimeve të Kodit Penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë”, është shprehur Balla.

Një ditë më parë, kreu i PD-së Basha, pasi doli nga ambientet e prokurorisë ka listuar edhe dy deputetë të tjerë të PS-së në këtë dosje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë