Motosport

Toto Volf i del në mbrojtje Hemiltonit: Rënie? Jo, mbetet gjeni!

Gazeta Si - Bosi i Mercedesit, Tofo Volf, vë bast sërish për 7 herë kampionin e botës, Ljuis Hemilton. Ky sezon nuk ka qenë pozitiv për anglezin dhe skuderinë gjermane deri tani.

Është sezoni më i vështirë për Hemiltonin. Epilogu i Botërorit të fundit, i humbur në sprintin final me polemikash, ka lënë një plagë të thellë tek anglezi.

Toto Volf dhe Hemilton. Gazeta Si, 16 qershor 2022

Hemilton po vuan për shkak të makinës zhgënjyese. Ai që duhej të ishte sezoni i rikthimit, po kthehet në një udhëkryq. Garën e fundit në Azerbajxhan anglezi e mbylli me një dhimbje të fortë në shpinë, aq sa u vu në dyshim pjesëmarrjen në garën e Kanadasë.

Toto Volf mendon se Hemilton nuk ka perënduar. Ai është gati të vërë bast për pilotin e ‘shigjetave të argjendta’. "Nuk mendoj se Ljuis është në rënie. Është piloti më i mirë që ka qenë ndonjëherë.

Dominoi pjesën e fundit të Botërorit 2021, deri në Abu Dhabi. Që atëherë kanë kaluar vetëm 4 muaj, nuk i ka humbur aftësitë e tij. E pamë në Barcelonë, ishte gjeniu që njohim”, - ka thënë Toto Volf.

Në Spanjë britaniku ishte protagonist i një rikueprimi të pabesueshëm nga vendi i fundit në të 5-tin. Por përveç asaj gare, ecuria e Hemiltonit ka qenë plot vështirësi.

Toto Volf, bosi i Mercedesit. Gazeta Si, 16 qershor 2022

Anglezi është i 6-i në klasifikimin e pilotëve. Pas 8 garash ai ka 62 pikë. Është ngjjitur vetëm një herë në pod në Bahrein, kurse shoku i skuadrës, Xhorxh Rasëll, është i 4-i me 99 pikë.

"Diferencat janë të vogla. Derisa makina nuk është akoma e mirë për të luftuar për vendet e para, nuk mund të thuhet se Xhorxh po e kalon Lujisin dhe anasjelltas”, - ka shtuar Tofo Volf.

Mercedesi është i treti në klasifikimin e konstruktorëve, 108 pikë pas Red Bull-it dhe 80 pikë pas Ferrarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë