Politike

Topi “i jep të drejtë” Metës: Kriza, pasojë e 2008-ës

Ish-Presidenti Bamir Topi e sheh krizën aktuale në të cilën është përfshirë politika shqiptare si pasojë të ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, kur PD dhe PS ndryshuan sistemin zgjedhor nga mazhoritar proporcional në sistemin aktual proporcional rajonal, pavarësisht protestave të LSI-së dhe Ilir Metës si kryetar i kësaj partie në atë kohë.

“Sot jemi në këtë gjendje si pasojë e prillit 2008. Sot historia e përplasjeve institucionale është e trishtë. Është përplasja më e paprecedentë. I gjithë ai pushtet që ndryshoi në favor të mazhorancave politike prishi ekuilibrat politikë. Edhe kur shkojnë në parlament është pushteti i kryeministrit. Duhet të ketë balancë të institucioneve”, deklaroi Topi në përfundim të takimit me Presidentin Ilir Meta, takim që zgjati rreth 40 minuta.

Topi tha se i ishte përgjigjur ftesës për konsultim të bërë nga ana e Presidentit Ilir Meta. Ai bëri thirrje që të tejkalohet kriza përmes vullnetit politik nga të gjitha palët.

“Palët duhet të gjejnë arsyen dhe vullnetin për t'i dhënë një zgjidhje që nuk ka të bëjë me pushtetin personal”, u shpreh ai.

Ish-Presidenti mendon se ndryshimet kushtetuese dhe përplasja aktuale ka zbehur rëndësinë e institucionit të Presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë