Futboll

Tonali në Angli, Mançini ngre alarmin: Do të thotë që në Itali ka një problem!

Gazeta Si – Javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet shitja e Sandro Tonali te Njukasëlli nga Milani. Një humbje e madhe për futbollin italian, që trajneri i kombëtares, Roberto Mançini, e vë më shumë në dukje.

“Nga njëra anë është për të ardhur keq që lojtar i ri dhe mjaft i mirë si Tonali, largohet nga Italia. Do të thotë që këtu ka një problem. Në anën tjetër ai shkon të luajë në Premier Ligë, në një nivel teknik që do ta përmirësojë atë”, - ka thënë trajneri për Sky.

Sandro Tonali do te lere Milanin pert Nukasellin. Gazeta Si, 24 qershor 2023

Po të kemi parasysh lojtarët e grumbulluar nga Mançini për Finals të Ligës së Kombeve, ku ‘axurrët’ e mbyllën të tretët, Tonali do të bëhej i 8-i nga 23 që ishin në listë, që luan jashtë Italisë.

Të tjerët janë Donaruma (Psg), Zhorzhinjo (Arsenal), Verrati (Psg), Xaniolo (Gallatasarai), Gnonto (Lids), Retegui (Tigre). Pa llogaritur këtu shitjen e mundshme të Vikarios nga Empoli te Totenhemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë