Politike

Tom Doshi në kryeministri, Rama: Nuk kam dijeni se ku hyri

Kryeministri Edi Rama, tha se nuk ka dijeni që ish-aleati i tij politik, Tom Doshi ishte paraqitur brenda ambienteve të Kryeministrisë këtë të mërkurë.

I pyetur në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh se nuk është detyra e tij që të ruajë se kush hyn e kush del nga godina.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Se kush hyn e kush del në gjithë këtë godinë nuk është detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Se kush hyn e kush del, është mbase detyra juaj t’i përgjoni, nuk është detyra ime t’i kontrolloj”, theksoi ai.

Në mesditë media filmoi të dilte nga ambientet e Kryeministrisë Tom Doshin.

Në zgjedhjet e fundit ai fitoi mandatin e deputetit, por hoqi dorë.

Tom Doshi është një ndër politikanët e shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë