Kuriozitete

Tom Cruise zbret me helikopter në kopshtin e familjes britanike sepse “ishte vonë”

Një helikopter me Tom Cruise në bord zbarkoi në kopshtin e një familjeje në Warwickshire sepse aeroporti lokal në Coventry ishte mbyllur.

Cruise, i cili aktualisht është në vend duke xhiruar filmin e fundit Mission Impossible, u ul në tokën e Alison Webb.

Sipas BBC, familja e cila jeton në Baginton, Warwick, nuk e dinte që Cruise ishte në helikopter dhe vetëm iu ishte thënë se kishte një "VIP" të panjohur.

Webb tha se e gjithe familja e saj u surprizua kur pa që nga helikopteri doli Tom Cruise dhe mbi të gjitha ai e takoi familjen dhe bisedoi me to si dhe u bëri dhuratë një udhëtim falas me helicopter fëmijëve të Webb.

"Doli të ishte një ditë e jashtëzakonshme. Ishte surreale, ende nuk mund ta besoj që ndodhi", tha ajo.

Pjesa e shtatë e Mission Impossible, drejtuar nga Christopher McQuarrie, është vendosur të dalë në maj 2022 pas vonesave të shumta. Aty luajnë gjithashtu Hayley Atëell, Simon Pegg, Ving Rhames, Vanessa Kirby, Rebecca Ferguson dhe Henry Czerny.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë