Ka ndodhur

Toka nuk gjen qetësi, lëkundje të tjera sizmike në Shqipëri

Gazeta Si - Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në vend pas dhjetëra pas goditjeve gjatë orëve të fundit që prej lëkundjes së fortë të dielën me magnitudë 4.7 ballë.

Bëhet me dije se tërmeti i rënë rreth orës 19:30, ishte me magnitudë 3.7 ballë me thellësi 2 km dhe 14 kilometra në afërsi të Burrelit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, ndërsa ky është i disati që bie në këtë zonë që nga mbrëmja e djeshme.

Lëkundja e çon 18 numrin e tërmeteve në më pak se 24 orë në vendin tonë, ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale në banesa në Klos dhe Bulqizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë