Ka ndodhur

Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe disa qytete, magnituda 4.7 e shkallës Rihter. Disa dëme të lehta në njësinë Xibër të Bashkisë Klos

Gazeta Si - Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 22:37 minuta mbrëmjen e kësaj të diele në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter. Epiqendra ishte në Xibër të Dibrës, dhe kishte një thellësi prej 8.8 kilometrash.

“Sot në datën 15/01/2023, ora 15:01 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64.” – njofton IGJEO.

Tërmeti u pasua nga një tjetër lëkundje pak minuta më vonë. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Sizmiologu Rrapo Ormeni: Mendoj se ka qenë lëkundja kryesore, nuk ka vend për panik

Sizmiologu Rrapo Ormeni thotë se nga lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në mbrëmje, nuk ka vend për panik.

Sipas tij, lëkundje të tilla me këtë intensitet nuk shkaktojnë dëme materiale.

Në një prononcim ai shton se epiqendra e lëkundjeve ishte Bulqiza, teksa shtoi se kjo zonë është me aktivitet të lartë sizmiologjik.

‘Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Utet në tërmete të zakonshme që përsëriten çdo vit. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmikë. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale.- tha Ormeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë