Futboll

Titulli nuk mjafton, Kolela në pikëpyetje për qëndrimin te Partizani

Gazeta Si – Pak ditë më parë u bë trajneri i parë italian që fiton titullin kampion me Partizanin, ku më parë shumë patriotë të tij nuk ia kishin dalë. Por kjo nuk mjafton për Xhovani Kolelën, shpesh në diskutim për largimin nga të kuqtë gjatë sezonit.

Klubi kryeqytetas nuk është i bindur plotësisht për të vazhduar me këtë trajner në kupat e Europës dhe sezonin e ardhshëm. Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar nga klubi, por është e qartë se stoli i Kolelës mbetet i lëkundur.

Trajneri Xhovani. Gazeta Si, 2 qershor 2023

Italiani ka arritur të mbijetojë në disa momente kyçe të sezonit, kur ishte në prag shkarkimi. Me fitimin e titullit logjikisht pozitat e tij duhet të forcoheshin, por realisht asgjë nuk ka ndryshuar, çka do të thotë se e ardhmja e Kolelës mbetet në dyshim.

Partizani tani ka gjithë kohën e nevojshme për t’u organizuar për një përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionet europiane, ku mund të përfitojë sportivisht dhe ekonomimisht. Presidenti Demi nuk ka asnjë arsye të nxitohet as për stolin dhe as për merkaton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë