Motosport

Titulli kampion nuk mjafton, Vershtapen synon të thyejë rekordet e Shumakerit

Gazeta Si – Rinisje nga… zero! Me rikthimin te fitorja në Japoni, Maks Vershtapen rilidhi në Suzuka fijen për gjuetinë e të gjitha rekordeve të historisë së Formula 1. Kampioni holandez që po rishkruan historinë e automobilizmi kishte ndërprerë në Singapor garën e rekordit për podet radhazi në një sezon, që mbahet nga Mikael Shumaker në kuotën 17.

Maks Vershtapen. Gazeta Si, 28 shtator 2023

Vershtapen u ndal në kuotën 15. Ai ka rinisur nga Japonia të ndjekë një nga rekordet më domethënës. Për të thënë të vërtetën, duke i hequr fjalën "radhazi" rekordit që po flasim, holandezi që në Katar mund të shpallet kampion për herë të 3-të radhazi, ka bërë më mirë se Shumaker.

Ai është ngjitur 18 herë në pod në 2021-shin në 22 gara. Pa harruar që gjatë viteve kur Shumaker garonte, kalendari kapi shifrën e 10 garave vetëm në sezonin e fundit të gjermanit. Konkretisht bëhet fjalë për Botërorin 2012, kur Shumi drejtonte Mercedesin.

Ish-piloti gjerman prevalon ende ndaj Vershtapen për numrin e podeve, sërish radhazi edhe këtë herë, - në më shumë se një sezon: 19 për Shumakerin. U ndërpre, siç thamë, në Marina Bay seria e Vershtapen (15 GP), që kishte filluar me fitoren në Abu Dhabi 2022.

Mikael Shumaker. Gazeta Si, 28 shtator 2023

Duhet thënë se nga çdo pikëpamje, krahasimi "i podeve" anon nga holandezi vetëm në nivelin e kualitetit absolut. Rekordi i gjermanit në një farë mënyre "njolloset” nga një vend i 3-të 21 vjet më parë në Malejzi. Vershtapen nuk ka zbritur kurrë më poshtë se shkalla e 2-të e podit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë