Gazeta Si – Një gardist, 28 vjeç, është vetëplagosur aksidentalisht me armën e shërbimit këtë të premte, ndërsa policia thotë se oficeri është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur teksa gardisti ka qenë duke pastruar armën. Pistoleta është shkrepur padashje dhe plumbi e ka kapur në dorë e këmbë.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.