Drejtësia

Tiranë, të dënuarit për gjobëvënie i sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milion euro

Gazeta Si- Një pasuri me vlerë 1 milion euro, që i përkasin 29-vjeçarit Elvis Hysa, i dënuar për gjobëvënie në Apel dhe familjarëve të tij, janë sekuestruar nga autoritetet pas dyshohet se kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të tij.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro, Bëhet fjalë për 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Ervis Hysa, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë