Lajme

Tiranë, gjendet i pajetë drejtuesi i kamionit

Është gjendur i pajetë në rrethana ende të paqarta drejtuesi i një kamioni në Tiranë.
Mësohet se viktima është gjetur brenda mjetit të tij në parkimin e një biznesi pranë kthesës se Kamzës.
Deri më tani nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit që ka ndërruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë