Lajme

Tiranë, gardisti vret veten në krye të detyrës

Një tjetër gardist vrau veten në krye të detyrës mbrëmjen e së hënës.  Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrjen dytësore të Gardës së Republikës. Gardisti 30-vjeçar, Arjon Mançe, nga Përmeti dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit.

Ky është gardisti i dytë që ka vrarë veten në krye të detyrës brenda një kohe të shkurter. Rasti i parë ndodhi më 30 qershor të këtij viti ku 31-vjeçari Shkëlzen Qordja, me detyrë shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, qëlloi veten me armën e shërbimit në ambientet e Gardës dhe për rrjedhojë humbi jetën.

Për hetimin e rastit të fundit është ngritur një grup i posaçëm. Grupi hetimor ka administruar dhe sekuestruar prova që forcojnë dyshimin se akti është kryer në kushtet e tronditjes psikike. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e gjithë rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë