Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 1,6 ton mish në Tiranë, që përpunohej në kushte skandaloze nga një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto”.
AKU-ja konstatoi se objekti MILITA DASIC disponon edhe një tjetër magazinë, aty ku u bllokua një sasi tjetër mishi, në total 1.6 ton.
Përveç mishit, llotoja tregtonte dhe nënproduktet e tij si mish i grirë, fileto dhe brumë qofteje të pashoqëruara me etiketë.
AKU bllokoi aktivitetin e subjektit, ndërsa u bllokua dhe mish me afat përdorimi të skaduar. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton.
Ndaj subjektit u mor edhe masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues.
Gjatë gjithë sezonit veror AKU-ja ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin. Si pasojë e mungesës së kushteve higjieno-sanitare ku tregtohej dhe mungesës së vulës pak ditë më parë u bllokuan edhe 308 kg mish në katër thertore të Pogradecit e Korçës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.