Gazeta Si – Fati ishte në anën e Tiranës kryesuese sot në Ballsh. Kampionët në fuqi arritën të shmangnin humbjen në minutën e fundit ndaj Bylisit, falë një autogoli të Damçevskit, duke barazuar 1-1.
Bylisi kaloi në avantazh në pjesën e dytë me anë të brazilianit Eskuerdinja, me një gjuajtje nga jashtë zonës. Ballshiotët po bëheshin gati të festonin, por buzëqeshja e tyre ngriu në sekondat e fundit, kur topi i devijuar nga portieri Teqja, pas gjuajtjes së Asanit, u përplas te mbrojtësi Damçesvski dhe shkoi në rrjetë.

Skuadra e Shensoit, që mban vendin e parafundit, ka humbur 2 pikë të çmuara në luftën për mbijetesë, ndërsa Tirana ka shkuar në kuotën e 44 pikëve. Bardheblutë janë 3 pikë para Partizanit, që të dielën ka një ndeshje të lehtë në letër me Kastriotin e vendit të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.