Lajme

Tërmeti shkund Tiranën. Njerëzit në panik, dalin jashtë banesave

Nëse në rrugët e Tiranës janë vënë re grumbuj njerëzish në panik duke biseduar poshtë ndërtesave; pallate apo institucione, arsyeja ka qenë lëkundjet e tokës.

Rreth orës 11 e 02 janë ndjerë lëkundjet e para të tërmetit që zgjatën disa sekonda dhe u përsëritën për herë të dytë më lehtë.

 Lëkundjet e tërmetit që ra ditën e sotshme janë ndjerë më shumjë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Epiqendra e tërmetit ishte 28 km në veriperëndim të Tiranës me magnitudë 5,2 dhe thellësi 16 km.

Lëkundja e dytë  më e vogël e kishte epiqendrën në Adriatik me thellësi 5 km.

 

Më Shumë