Futboll

Tirana bën shembull Hoxhallarin, duel në distancë nga Vlora me Partizanin

Faturën e humbjes në derbin me Partizani e ka paguar mbrojtësi Erjon Hoxhallari, i cili është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Ardian Mema për ndeshjen e sotme në Vlorë me Flamurtarin. Ishte një goditje e fortë ajo e javës së fundit, sidomos në aspektin psikologjik. Drejtuesit e Tiranës deklaruan se do të merrnin masa dhe tashmë kanë bërë shembull një nga titullarët, edhe pse duket një vendim absurd, sepse Hoxhallari nuk është se kishte ndonjë përgjegjësi direkte për atë humbje. Ndoshta është bërë shembull për t’u dhënë një mesazh edhe të tjerëve.

Tirana luan me Flamurtarin, një ekip i zhytur në probleme dhe për kryeqytetasit duket e lehtë në letër. Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa do të jenë ata në gjendje ta kapërcejnë këtë moment delikat. Vlonjatët, në vend të fundit, nuk kanë çfarë humbin dhe mund t’i prishin punë Tiranës. Ndeshja luhet në orën 17:00, me drita, ashtu si dhe dy ndeshjet e tjera të javës së shtatë të Superiores që zhvillohen sot.

Nga një ndeshjes me Partizanit dhe Teutës. Gazeta Si, 5 tetor 2-10

Partizani, pasi arriti Tiranën me pikë me fitoren në derbi, synon të marrë kreun sot, duke mundur Teutën. Këtë herë të kuqtë nuk do të kenë ndihmën e tifozëve në stadiumin “Selman Stërmasi”, pas dënimit të Disiplinës për trazirat në derbi. Trajneri Lerda ka në dyshim Lorenc Trashin, megjithatë Partizani ka një kontigjent të plotë dhe sot i ka shanset për fitoren e radhës në kampionat, që do ta çonte në vend të parë. Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo mes Skënderbeut dhe Luftëtarit, gjithashtu me drita. Korçarët janë të favorizuar për fitore, edhe pse kanë disa mungesa të rëndësishme.

Renditja e Superiores. Gazeta Si, 5 tetor 2019

Dy ndeshjet e tjera të javës së shtatë, Kukësi-Vllaznia dhe Laçi-Bylis, luhen nesër. Kukësi e pret Vllazninë në Elbasan dhe objektivi i vetëm është fitorja. Renditaj kryeoshet nga Bylisi me 11 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë