Motosport

Tifozi Vershtapen: Do hiqja dorë nga titulli kampion për triumfin e PSV-së në Champions

Gazeta Si – Tre herë kampioni i Formulës 1 me Red Bull ka deklaruar se fundi se do ta refuzonte një titull tjetër vetëm që skuadra e tij e zemrës të triumfonte në Champions.

Të heqësh dorë nga një titull kampion bote i F.1 për të parë skuadrën e zemrës të ngrejë lart trofeun e Championsit, tregon se sa shumë e do atë skuadër. Maks Vershtapen është gati të lërë mënjanë trofeun e rëndësishëm individual vetëm e vetëm që të shijojë atë moment special si tifoz i PSV Eindhoven.

Propozimin ai e ka bërë gjatë një interviste për ‘Viaplay’. I vetmi triumf i skuadrës holandeze në kompeticionin më të rëndësishëm europian i takon sezonit 1987/88, kur portieri Hans Van Brukelen neutralizoi penalltinë vendimtare ndaj Benfikës. Vershtapen do të lindte 9 vjet më pas.

“Mund ta zgjas kontratën time deri në vitin 2029 dhe atë sezon do të pranoja të mos fitoja. Me paktin që të shihja PSV-në të triumfonte në Champions”. Pra, në planet e pilotit të Red Bull-it ka ende kohë për të dominuar dhe për të arritur rekorde në F.1.

Vershtapen e ka deklaruar dashurinë e tij për PSV-në kohë më parë, duke kishte shigjetuar edhe rivalin e tij Ljuis Hemilton. Në atë kohë britaniku, tifoz i Arsenalit, ishte pranë blerjes së Çelsit, skuadrës armike. “Duke qenë tifoz i PSV-së, nuk do ta blija kurrë Ajaksin. Nëse bën tifo për një skuadër dhe kërkon të blesh një tjetër, është vërtet një rast kurioz…”, - thoshte Vershtapen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë