Gazeta Si – Ka degjeneruar situata në stadiumin e Rrogozhinës, pas ndeshjes Tirana-Bylis, që u mbyll në barazim 2-2. Një rezultat që i ka hequr kreun Tiranës dhe tifozët e saj kanë pushtuar fushën sapo u mbyll ndeshja.

Ata dhe pjesëtarë të stolit të Tiranës i janë vërsulur arbitrit Kridens Meta, për shkak të një penalltie të dhënë prej tij në fundin e ndeshjes në favor të Bylisit. Ishte shumë e vështirë që forcat e rendit të menaxhonin situatën.
Arbitri Meta është marrë në mbrojtje në policia dhe tifozët kryeqytetas nuk kanë mundur ta sulmojnë fizikisht atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.