Futboll

Tifozët e Dortmundit dhurojnë mbi 70,000 € në salçiçe dhe birrë “virtuale”

Një donacion që korrespondon me atë që do të kishin shpenzuar në një pjatë me salçiçe, patate të skuqura e një birrë në një ditë normale kampionati, përpara se të shkonin për të parë ndeshjen brenda të Borussia Dortmund. Kështu, në një të dielë jo-kampionati për shkak të emergjencës koronavirus, tifozët verdhezinj mblodhën 73.611 euro të cilat shkuan në mbështetje të bareve e restoranteve të qytetit të mbyllur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. E gjitha kjo, falë organizimit të një “dite ndeshje virtuale” në Internet. Në faqen e klubit, tifozët kanë gjetur linkun e një faqe që tregon 86 restorantet e regjistruara për këtë operacion. Të gjithë mund të klikojnë mbi lokalin që frekuentojnë zakonisht gjatë rrugës për në stadium e të bëjnë një donacion që korrespondon me konsumin e tyre në ditën e ndeshjes.

Shumë prej këtyre e realizojnë xhiron më të madhe në ditët e ndeshjeve të Dortmund, kur më shumë se 80.000 persona vërshojnë në stadium. “Jemi entuziastë e ndershmërisht të prekur, kur shohim sa shumë njerëz kanë marrë pjesë në këtë operacion e kanë dhënë mbështetjen e tyre për barin e preferuar duke paguar pak euro”, ka deklaruar drejtori i marketingut të klubit, Carsten Cramer. Operacioni pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë