Ushqim

“Tie-Dye Frappuccino”, kapuçino e re shumëngjyrëshe nga Starbucks

Nëse doni të jeni sa më afër modës, kjo nuk do të thotë që vetëm të blini veshje të reja që janë trend, apo që i shihni në rrjete sociale nga të famshmit. Tashmë ju mund të quheni “modern” edhe duke konsumuar një “Tie-Dye Frappuccino" nga Starbucks. Idetë estetike të viteve 1970 janë kthyer në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vere.
Kapuçino e re mund të duket e çuditshme në pamje, por ajo ka një shije tropikale me bazë krem qumështi dhe shumë shpejt do të jetë një tjetër produkt që do bëjë “bujë” në të gjitha pikat e Starbucks.
Pija është një përzierje e kremit të qumështit, me kafe dhe pëlhura me ngjyra të ndryshme të cilat janë organike dhe aspak të dëmshëm për shëndetin. Njëjtë si shumë produkte të tjera nëpër botë që marrin mendjen e adoleshentëve ashtu edhe kjo kapuçino e ftohtë e realizuar nga mjeshtërit e Starbucks. Paloma Carrington-Bataller, pjesë e stafit të kompanisë, shpjegon se pija do të “festojë verën me shijen dhe pamjen e saj”.

https://www.instagram.com/p/Bzv0EPklqXq/?utm_source=ig_web_copy_link

“Është verë dhe në një gotë e madhe prej kapuçin, duhet të ndërthurej, me këto elemente për të festuar sa më bukur ditët e nxehta në prani të familjarëve apo miqve,” shprehet ajo.
Ndër të tjera ajo shpjegoi se ideja për krijimin e pijes së re, erdhi nga logoja e famshme e Instagramit.

https://www.instagram.com/p/BzwCGPdHLrB/?utm_source=ig_web_copy_link


Njerëzit kanë reaguar mirë deri tani në rrjetë sociale dhe disa pretendojnë se kjo pije duhet të krijohet gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm verë. Disa njerëz pohuan se pija i’u merr shumë kohë baristave dhe kohët e fundit, janë krijuar radhë të gjata në dyqanet e Starbuks. Për kompaninë kjo përkthehet se klientët janë shumë të interesuar për të provuar pijen shumëngjyrëshe./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë