Futboll

Thellohet skandali i Juventusit, zbulohen akordet sekrete me klubet e tjera

Gazeta Si – Të tjera telashe në horizont për klubin italian, pas zhvillimeve të reja të hetimit. Nuk janë vetëm plusvalencat dhe manovrat për pagat e lojtarëve.

Hetimi ‘Prisma’ për Juventusin ka hapur fronte të tjera rreth një muaj nga udienca e fiksuar më 27 mars. Sipas ‘Repubblica', po hetohet për të tjera akorde sekrete, që kanë të bëjnë me shitjen e lojtarëve te klube të tjera, si Atalanta dhe Udineze, me formula dhe shifra ndryshe nga ato të kontratave të depozituara në Lega. Janë kontrata të formalizuara me firma private për të rregulluar llogaritë.

Rolando Mandragora, ne qender te nje akordi sekret mes Juves dhe Udinezes. Gazeta Si, 23 shkurt 2023

Në qendër të kësaj çështjeje është shitja e Rolando Mandragoras, i cili në verën e 2018-ës, pas dy vitesh te Juventusi, u ble për 20 milionë euro nga Udineze, duke sjellë një plusvalencë prej 13.7 milionë eurosh. Pastaj lojtari u rible për 10 milionë dhe 6 bonuse nga bardhezinjtë pas dëmtimit në gju. Mesfushori më pas u huazua tek Udineze.

Praktikisht, një detyrim blerjeje i maskuar që ka çuar në Prokurori si dëshmitarë vetë Mandragorën, babain e tij agjent, zëvendëspresidentin e Udinezes Stefano Kampoçia dhe Mauricio Lombardon, sot te Roma dhe në të kaluarën te Juventusi. Operacioni, sipas hipotezës së hetuesve, e ka lejuar klubin torinez të regjistrojë në bilancin e 2019-ës plusvalencën dhe jo borxhin prej 26 milionë eurosh.

Të tjera firma private kanë lidhje me borxhet me Atalantën për 14.5 milionë euro që nuk janë vendosur në bilanc. Riblerjet, të pascpecifikuara në kontratat e dorëzuara në Lega, janë ato të Matielos (4 milionë), Muratores (4 milionë), Kaldarës (3.5 milionë) dhe Romeros (3 milionë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë