Muzike

The Weeknd u shpall artisti më i njohur në botë nga Libri i Rekordeve ‘Guinness’

Tanimë edhe zyrtarisht, këngëtari kanadez The Weeknd është artisti më i njohur në botë bazuar në Librin e Rekordeve Botërore “Guinness”.

The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, ka sjellë dy rekorde të reja, pasi ka arritur plot 111.4 milionë dëgjues në muaj në platformën Spotify, dhe jo vetëm.

E mbani mend hitin e tij “Blinding Lights” të vitit 2020? Do të duhej! Sepse, kjo këngë është më e dëgjuara ndonjëherë në Spotify, e që numëron mbi 3 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail.

Po ashtu, “Blinding Lights” është kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.

Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujorë në Spotify.

The Weeknd ka gati 30 milionë më shumë dëgjues mujorë në Spotify sesa Miley Cyrus, e cila është në vendin e dytë me 82.4 milionë.

Artisti i dytë më i dëgjuar është Ed Sheeran, me 77.5 milionë dëgjues në muaj.

Shakira, Rihanna, Taylor Swift dhe Ariana Grande kanë nga 78.5 deri në 81.6 milionë dëgjues në muaj.

Pasi The Weeknd publikoi remix-in e tij të “Die For You” me Grande në shkurt të këtij viti, numrat e tij të transmetimit u rritën dhe kënga arriti kulmin në vendin e parë në Billboard Hot 100.

Kwnga “Die For You” u publikua në vitin 2016.

Jashtë muzikës, The Weeknd luajti dhe shërbeu si producent i një seriali të ri të kanalit “HBO”, “The Idol”.

Pasi u pretendua se seriali kishte “dalë në mënyrë të egër, të neveritshme”, muzikanti 33-vjeçar kanadez foli në mbrojtje të projektit.

Krijuar nga vizionari i Euphoria, Sam Levinson, muzikanti dhe producent i tij Reza Fahim, drama ndjek një yll pop në rritje (Depp) e cila lidhet me një guru (The Weeknd). Së shpejti ajo mëson se guruja ka një rol shumë më të errët në industrinë e muzikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë