Media prestigjioze “The Economist” raporton se Shqipëria zë vendin e parë në botë për konsumimin e kokainës në raport me popullsinë.
Në reportazhin e “The Economist” me titull “Pse kartelet po fitojnë” thuhet se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re dhe kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarëve në vit.
Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shtetet që konsumojnë kokainën më së shumti. Por përqindjen më të madhe e mban Shqipëria dhe 2.5% e popullsisë konsumon drogë, duke mbajtur vendin e parë, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane, raporton “The Economist”.
Në videon më poshtë prezantohet i plotë materiali i botuar nga “The Economist”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.