Lajme

Thaçi takohet me Grenell: Diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Mynih është takuar me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Thaçi tha se Kosova beson në rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Richard Grenell. Diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Mirënjohës për dinamikën e re që ai ka sjellë në proces dhe vendosmërinë e tij për paqe dhe përparim dhe rajon” - deklaroi Thaçi pas takimit.

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/1228054575720075264

Thaçi ndër të tjera ka shprehur hapur zhgënjimin rreth mos liberalizmit të vizave. “Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga BE, sepse i kemi kryer të gjitha obligimet dhe liberalizimi i vizave është ende larg.”, është shprehur Thaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë