Futboll

Tevez: Mund të qëndrojmë një vit pa fituar, dua të ndihmoj të varfërit

Emergjenca koronavirus ka mbërritur edhe në Argjentinë, ku Carlos Tevez, sulmuesi i Boca Juniors është në mesin e personave në karantinë Nga festa për titullin kampion në Argjentinë, tek trishtimi i kësaj periudhe, Apache është rrëfyer për Olè: “Vajza ime mbushi 15 vjeç dhe e kaluam ditëlindjen së bashku, ne kishim organizuar një festë, por e shtymë për një kohë të pacaktuar. Tani duhet të përqendrohemi tek prindërit tanë dhe tek gjyshërit tanë. Ky virus është një mallkim, frikësohem më shumë për ata se për fëmijët e mi. Nuk dihet nga të vjen e si mund të ndikojë. Dimë vetëm se vret dhe ata që vuajnë prej saj vdesin vetëm, pa mundur ti qëndrosh pranë apo përqafosh”.

“Ne lojtarët mund të rrimë edhe një vit pa fituar asgjë – ka thënë ai – e nuk jemi nga ata që dalin nga shtëpia në 6 të mëngjesit e kthehen në 7 të mbrëmjes për të mbajtur familjen. Do isha i lumtur të ndihmoj e vihem në dispozicion, sepse Shteti është, por duhet të jemi edhe ne. Kjo situatë na ka kujtuar se jemi të gjithë njësoj”. Mendimi i tij shkon tek ata që kanë më pak armë për të luftuar virusin, të varfrit: “Ata janë që rrezikojnë më shumë. E di ku jetojnë, jam rritur në ato kushte. Është e rëndësishme të qëndrojmë bashkë e të përpiqemi të ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë