Politike

Tetori gjerman “bashkon” Ramën dhe Metën

Festa e bashkimit të dy Gjermanive në një republikë federale më vete ka bashkuar krerët e politikës shqiptare. Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë qenë në pritjen e organizuar nga ambasada gjermane.

Edhe pse në të njëjtën festë, Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin, edhe pse kanë qenë në një distancë jo shumë të largët ndërmjet tyre. Meta ka qenë në një tavolinë me vete me këshilltarët të tij, dhe më pas i është afruar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Rama ka preferuar që të qëndrojë prapa i larguar. Siç duket vendin e Ramës në krah Ruçit, e ka zënë kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, diçka që nuk parashikohet nga protokolli zyrtar. Sipas burimeve mes Metës dhe Ramës nuk ka pasur asnjë shkëmbim batutash, dy zyrtarët shmangën edhe shtrëngimin formal të duarve.

Foto ceremonia e organizuar nga ambasada gjermane

Meta ka reaguar pas ceremonisë duke u shprehur: “Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman. Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike. Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!”. Në fotot që zgjodhi për të publikuar në rrjetet sociale, Meta ka shmangur Ramën, por jo Ruçin.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/pcb.2521118727934385/2521118664601058/?type=3&theater

Kjo është përballja e parë mes Ramës dhe Metës pas nismës së paraqitur për shkarkimin e presidentit të ndërmarrë nga mazhoranca, pas dekretit të nxjerrë nga presidenti për shfuqizimin e 30 qershorit, si datë për zgjedhjet lokale.

Foto e publikuar nga presidenti Meta, ku shmanget Rama

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë