Futboll

Tetë klube të Premier League kërkojnë që City të mos pranohet në Champions League

Manchester City ka paraqitur ankimim në CAS kundër përjashtimit nga garat evropiane për dy vjet për shkelje të Fair Play Financiar, por ka nga ata që nuk duan të presin. Sipas Daily Mail, tetë nga 10 klubet e para angleze (përjashto Sheffield United e natyrisht vetë Citizens) kanë paraqitur një kërkesë në CAS që skuadra e Guardiola të mos marrë pjesë në Champions League, me apelin që është në proces e sipër.

Kërkesa e Citizens parashikon që të pezullohet dënimi në pritje që të diskutohet ankimimi, që gjithashtu është shtyrë për shkak të emergjencës koronavirus, ndërsa kjo lëvizje e re nga një pjese e madhe e Premier League tregon se nuk ekziston asnjë mbështetje ndaj shoqërisë së Khaldun al-Mubarak.

Një burim i afërt me ekipin ka folur për Daily Mail: “Ndjesia është se klubet kanë shprehur pakënaqësi nga sjellja e City, për shumë kohë ia ka hedhur duke thyer rregullat. E duhet të shkojë në Champions, në kurriz të një klubi që ka zbatuar rregullat?”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë