Shqipëria me projektin “Hapësira Zero” është mes 71 pjesëmarrësve në edicionin e 16-të të Biennales së Arkitekturës në Venecia këtë vit.
Projekti “Hapësira Zero” ka përdorur si temë Tiranën, katet e para të banesave, të cilat përdoren si hapësirë private, por edhe publike. Sipas organizatorëve, motoja e projektit ka qytetarin si protagonist të katit përdhes të qytetit. Pasi kanë shkrepur rreth 4 mijë fotografi të kateve të para dhe aktiviteteve që kryheshin aty, janë përzgjedhur 8 dyer tiranase për shkuar në Venecia. Organizatorët kane krijuar një instalacion me këto dyer, që shpreh energjinë positive të njerëzve të qytetit. Duke folur për mediat organizatorët e projektit shpjeguan se dyert janë marrë si metaforë e ndarjes së hapësirës, e cila bën të perceptohet hapja e Tiranës. Sipas tyre projekti tregon edhe një lidhje mes Tiranës dhe Venecias.
Projekti “Hapësira zero” do të prezantohet nga Commonsense, Studio/PRGBR Architektur FABLAB, Tirana.
Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara janë kuratorët e Ekspozitës së 16-të Ndërkombëtare të Arkitekturës, që do të zhvillohet nga 26 maji deri më 25 nëntor 2018 në Venecia të Italisë.
Solving the problem of falsified medications
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.