Kombetarja

Testi numër 2 sot për kuqezinjtë, Silvinjo bën disa lëvizje kundër Suedisë

Gazeta Si – Nga testi latin, te një test skandinav. Kuqezinjtë luajnë sot në Stokholm me Suedinë, një kundërshtar europian me nivel të lartë, që mund t’i tregojë trajnerit Silvinjo më shumë në lidhje me gjendjen e të tijve pak muaj para nisjes së Euro 2024.

Trajneri brazilian ka paralajmëruar ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen me Kilin, ku Kombëtarja jonë u mund 3-0. Megjithatë, ai nuk ka zbuluar detaje të tjera se ku do të ndërhyjë konkretisht.

Berisha është kthyer në dispozicion të stafit teknik dhe ka një dilemë mes tij dhe Strakoshës për të mbrojtur portën nga minuta e parë. Balliu dhe Hysaj janë në balotazh për krahun e djathtë të mbrojtjes, ku Mitaj duket i sigurt në ta majtë, duke qenë e mungojnë edhe alternativat.

Gjimshiti dhe Mihaj ose Kumbulla do të vendosen në qendër të prapavijës. Asllani dhe Ramadani, sipas të gjitha gjasave, do të jenë dyshja e mesfushës, ndërsa në sulm priten edhe ndryshimet më të mëdha

Broja ka shanset më të mëdha për të luajtur nga minuta e parë, në majë të sulmit ose në krah, nëse Silvinjo zgjedh sërish Manajn titullar. Muçi pritet të marrë vendin e Bajramit në rolin e fantazistit. Hoxha dhe Muçolli duken të favorizuar për një fanellë titullari ndaj Asanit dhe Seferit.

Një rotacion logjik për një ndeshje miqësore, por gjithçka mbetet për t’u parë, sepse Silvinjo mund të surprizojë në momentet e fundit.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, 4-2-3-1
Berisha (Strakosha)
Balliu (Hysaj) Gjimshiti Mihaj Mitaj
Ramadani Asllani
Muçolli (Asani) Muçi Hoxha
Broja (Manaj)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë