Ngjarje

Testi i poligrafit, 3 kandidatë ia kanë dalë për drejtimin e BKH. Por i pret Vettingu

Është mbullur të premten testi i poligrafit që u zhvillua gjatë katër ditëve në ambjentet e Forcës së Ligjit. Sikurse thonë burime të sigurta të gazetës Si, gjatë këtij procesi kanë dalë në nivele optimale vetëm tre aplikantë, që synojnë drejtimin e Byrosë Këmbëtare të Hetimit. Por identiteti i tyre nuk zbulohet, pasi sipas një vendimarrjeje, të tre prokurorëve të posaçëm të Spak që marrin pjesë në këtë komision, ky proces do mbahet sekret dhe nuk do ndiqet parimi i transaparencës , mbi pikët minimale dhe maksimale të secilit prej tetë konkurrentëve që kanë mbetur në garë. Paraprakisht burime të Prokurorisë së Posaçme deklaruan për gazetën Si, se është diskutuar dhe ka një vendimarrje që nuk është ende finale, pas kalimit të provës së poligrafit. Të tetë aplikantët pavarësisht vlerësimit që kanë marrë në këtë proces do ti nënshtrohen intervistimit, që do të jetë prova e fundit. Por vendimtarja përpara se emrat të dorëzohen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jetë Vettingu, në rast se ata që synojnë të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit nuk i janë nënshtruuar ende kontrollit.

Emrat

Ndonëse në listë ka emra oficerësh me karrierë në polici, fakti që aty gjendet edhe një prokuror, i cili mendon se mund ta bëjë mirë jo vetëm rolin e prokurorit, por edhe të “superpolicit” të BKH, emri më i përfolur për këtë post është Ylli Pjetërnikaj. Ai është nga Tropoja, ka përfunduar Magjistraturën shkëlqyeshëm dhe pas karrierës në Prokurorinë e Shkodrës, KLP e ka caktuar me detyrë në prokurorinë më të madhe në vend, në Tiranë. Pjetërnikaj e nisi karrierën si drejtues i akuzës në kohën e ish-prokurores së Përkohshme, Arta Marku dhe hetoi disa ngjarje të rëndësishme të përplasjes së bandave të Shkodrës.

Por veçohet edhe emri i Ardian Çipës, ish-drejtues i Policisë së Tiranës, ish-drejtues i Departamentit kundër Krimit të Organizuar. Çipa është nga Vlora, dhe veç kostumit të policit, ai njihet si djali i poetit të këngës popullore për zonën e bregut Lefter Çipa. Aktualisht Ardian Çipa është shef i Drejtorisë së Mbrojtjes së dëshmitarëve.

Emri i tretë dhe i katërt është ai i Ervin Hodajt, ish-drejtor i kryeqytetit dhe emri i Idajet Faskaj një emër potencial gjithashtu, pasi ka qenë ish-drejtor kundër Krimit të Organizuar. Që të dy janë nga Fieri dhe kanë të njëjtën moshë.

Artur Beu aktualisht është oficer kontakti në Bari, në vendin ku edhe u diplomua në vitin 2001, për t’u kthyer në Shqipëri ku edhe shërbeu në disa departamente, por më i rëndësishmi ai i Interpolit. Flet disa gjuhë të huaja.

Aida Hajnaj,  zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Policisë mban postin e shefes së Kufirit. Është nga Vlora.

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë