*Elon Musk përmes Twitter tha se po punon në lidhje me një propozim me Goldman Sachs dhe Silver Lake si këshillues financiarë për ta bërë Teslan private.
*Në një deklaratë, Musk bëri me dije disa detaje se kush mund ta financonte një iniciativë të tillë.
*Në shënimin e tij Musk tha se se një takim me drejtorin menaxhues të fondit të pasurisë sovrane të Arabisë Saudite nxiti dëshirën e tij për të marrë privatësinë e Teslës. Por Musk tha se po diskuton gjithashtu me investitorë të tjerë, sepse ai dëshiron të "vazhdojë të ketë një bazë të gjerë investitorësh".
Musk tha gjithashtu se po punonte me firmat ligjore Wachtell, Lipton, Rosen & Katz dhe Munger dhe Tolles & Olson si këshilltarë ligjorë.
Goldman Sachs nuk pranoi të komentojë. Silver Lake dhe të dy firmat ligjore nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
Goldman Sachs ka qenë prej kohësh një këshilltar kyç i Teslas, por përfshirja e Silver Lake, më e njohur si një firmë e kapitalit privat, e specializuar në investimet e teknologjisë, është e prerë për çfarë i duhet Musk. Sipas një burimi “Silver Lake nuk po diskuton pjesëmarrjen si një investitor në marrëveshjen në fjalë dhe "po i ofron asistencën e tij Musk pa kompensim dhe nuk është punësuar si këshilltar financiar pranë zyrës".
Gjithçka nisi në tweeter
Më 7 gusht, Musk shkroi në tweeter: "Po mendoj ta kthej Teslan në një investim privat prej 420$ aksioni. Financimi është i siguruar."
Që nga njoftimi i Musk javën e kaluar, detajet për një marrëveshje të tillë kanë qenë të rralla.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të kompanisë ditën e hënë në mbrëmje , Musk tha se pas një takimi më 31 korrik me drejtorin menaxhues të fondit të pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, ai ishte i bindur se fondi do të mbështeste një marrëveshje për të marrë Teslan.
"Gjatë takimit, drejtori menaxhues i fondit shprehu keqardhje që unë nuk kisha ecur më përpara me një transaksion privat me ta, dhe ai shprehu fuqishëm mbështetjen e tij për financimin e një transaksioni privat për Teslën në këtë kohë", tha Musk në deklaratën e tij. "Kuptova nga ai se asnjë vendimmarrës tjetër nuk ishte i nevojshëm dhe se ata ishin të entuziazmuar të vazhdonin.
"Unë u largova nga takimi i 31 korrikut pa asnjë dyshim se një marrëveshje me fondin sovran saudit mund të mbyllet dhe se ishte vetëm një çështje për ta çuar procesin më tej, prandaj iu referova 'financimit të siguruar' në njoftimin e 7 gushtit . "
Musk tha në deklaratën e tij se ai është ende në bisedime me fondin saudit, por gjithashtu po diskuton me investitorë të tjerë, sepse ai dëshiron të "vazhdojë të ketë një bazë të gjerë investitorësh".
Ai u shpreh:
"Unë tani do të vazhdoj të flas me investitorë dhe kam angazhuar këshilltarë për të hetuar një varg të strukturave dhe opsioneve të mundshme. Ndër të tjera, kjo do të më lejojë të marr një kuptim më të saktë se sa prej aksionarëve ekzistues publikë të Teslës do të mbeteshin aksionerë nëse bëhemi privatë. "
Detajet e plota lidhur me burimin e financimit do të sigurohen përpara se dikush të kërkojë të vendosë për të shkuar në financimin privat, por që deri tani ishte "e parakohshme" për të ndarë një informacion të tillë, tha Musk.
Sipërmarrësi miliarder Elon Musk tronditi Wall Street të martën me një deklaratë në tweeter në të cilën tha se dëshiron ta bëjë private Teslan me një çmim prej 420 dollarë për aksion. Një marrëveshje e tillë do të vlerësonte kompaninë e makinave elektrike në afërsisht 70 miliardë dollarë.
Shumë prej 22 milionë ndjekësve në Twitter-it të Musk u habitën dhe ngritën një pikëpyetje të madhe nëse ai ishte serioz apo jo - çmimi që Musk citonte është një referencë për marihuanën, por gjithsesi, CEO i Tesla më vonë konfirmoi në një postim në blog se ai po e konsideron seriozisht këtë lëvizje. Musk shkroi në një postim se "një vendim përfundimtar ende nuk është marrë", por ai vuri në dukje më parë se kompania tashmë kishte siguruar fondet që do të duhej të përfundonte marrëveshjen.
Musk thotë se do të mbetet CEO nëse Tesla bëhet private
Cffarë do të thotë të bëhesh privat
Musk e bëri publike Teslan në një ofertë publike fillestare të vitit 2010, që do të thotë se aksionet e saj u shitën për publikun për herë të parë në një shkëmbim, në këtë rast, në Nasdaq.
Në mënyrë tipike, një kompani e tregtuar publikisht kthehet në private përmes një transaksioni ku menaxhimi i kompanisë ose një palë e jashtme, si një kompani private e kapitalit ose ndonjë kompani tjetër private, merr hua një shumë të madhe parash për të blerë të gjitha aksionet e tregtuara publikisht nga aksionerët e saj. Në këtë rast, Musk ka thënë se tashmë ka rreshtuar fondet që do t'i duhet t'u ofrojë aksionerëve të kompanisë 420$ për secilën prej aksioneve të tyre Tesla. (Të martën, CNBC kontaktoi me bankat e shumta të Wall Street dhe asnjë nga institucionet nuk dinte asgjë për një marrëveshje të Teslas ose nëse ajo kishte kryer ndonjë financim për një blerje të leverdisshme të kompanisë së Musk).
Një marrëveshje e tillë zakonisht ofron një çmim mbi çmimin më të fundit të aksioneve të kompanisë për të ‘përkëdhelur’ ofertën dhe për t'i dhënë aksionarëve një arsye për të shitur aksionet e tyre dhe, me të vërtetë, që 420$ të Musk përfaqësojnë një çmim prej 20 përqind mbi çmimin e aksionit të Tesla dhe pas këtij lajmi aksionet u rritën menjëherë, 372 dollarë për aksion, ose rreth 11 për qind më pak se 420 dollarë.
Pasi të gjithë aksionerët publik të kompanisë do të kenë shitur stokun e tyre kompania çregjistrohet nga bursa publike dhe çdo aktor i mbetur - i cili mund të përfshijë blerësit e kapitalit privat, menaxhimin, themeluesit dhe madje edhe punonjësit me aksione në kompani - do të mbajnë aksione në kompaninë private. Aksionet private nuk mund të tregtohen në një shkëmbim publik dhe, në shumë raste, ato duhet t'u ofrohen përsëri vetë kompanisë, ose aksionarëve të tjerë ekzistues.
Në rastin e Tesla, Musk thotë se ai në të vërtetë dëshiron që sa më shumë aksionerë të tanishëm të kompanisë të mbajnë aksionet e tyre në kompani, aq më mire është. "Shpresa ime është që të gjithë aksionerët të mbeten, por nëse ata preferojnë tu blihen, atëherë kjo do të mundësojë që të ndodhë me një çmim të mirë," shkroi ai në postimin e tij. Musk gjithashtu thotë për aksionarët e Teslës në Twitter se ai planifikon të "sigurojë prosperitetin e tyre në çdo skenar të mundshëm".
Pse kompanitë publike kthehen në private — dhe pse Tesla mund të kthehet në të tillë
Ndonjëherë, menaxhimi i një kompanie dhe aksionerët e shohin privatësinë si një mundësi kryesore për të hyrë në një kompani me një çmim të konsiderueshëm, në vend që të presin që aksionet e kompanisë do të fitojnë një vlerë të krahasueshme në tregun e aksioneve të bursave.
Në raste të tjera, një kompani mund të dëshirojë të shmangë disa nga presionet për të qenë publike, të tilla si rregullimi i dokumenteve publike që tregojnë financat e fundit të kompanisë, si dhe presioni nga tregjet publike për të goditur qëllimet afatshkurtra, të cilat mund të çojnë në lëkundjen e çmimeve të aksioneve nga dita në ditë, duke i shkaktuar ankth aksionerit.
Bazuar në komentet e tij, arsyetimi i Musk me sa duket ka të bëjë me presionet për të qenë publike.
Në të kaluarën, Musk është përplasur me analistët e Wall Street në lidhje me fitimet kur Tesla raporton shifratt e saj tremujorë,
"Duke qenë publik po ashtu Tesla është nën presion të madh për të marrë vendime që mund të jenë të duhura për një tremujor të caktuar, por jo domosdoshmërisht të drejtë për afat të gjatë", thotë Musk në postimin e tij.
Të jesh një kompani publike gjithashtu do të thotë që çdo pjesë e lajmeve ose rezultateve financiare nga Tesla mund të ndikojë në çmimin e aksionit të kompanisë për më mirë ose më keq. Kjo mund të jetë një burim frustrimi, shkruan Musk."
Kompani të tjera kanë shkuar nga publike në private
Në vitin 2016, Fortune hulumtoi në mënyrë jo formale një grup CEOësh dhe gjeti se më shumë se tre të katërtat e tyre ranë dakord se do të ishte më e lehtë për të menaxhuar kompanitë e tyre nëse ato ishin private dhe jo publike.
Një nga arsyet që Fortune u shpreh për kompanitë publike që vendosën të shkonin private ishte kërcënimi i investitorëve aktivistë, të cilët janë aksionerë që blejnë një numër të madh të aksioneve të një kompanie, me qëllim që të ndikojnë në drejtimin e kompanisë me anë të votave të aksionerëve, apo edhe për të marrë një vend në bordin e drejtorëve të kompanisë. Investitorët aktivistë mund të jenë një thumbues në anën e menaxhimit të kompanisë nëse nuk pajtohen me drejtimin e një kompanie dhe ata luajnë një rol të rëndësishëm në vendimet e kompanive si kompania kompjuterike Dell dhe zinxhiri i dyqaneve ushqimore Safeway për t'u bërë private respektivisht në 2013 dhe 2014.
Një tjetër kompani e madhe që kohët e fundit la tregun publik për të shkuar private është zinxhiri i fastfood i Panerës, i cili u shit në konglomeratin gjerman JAB Holding për 7.5 miliard dollarë në vitin 2017. CEO i Panerës Ron Shaich tha në atë kohë që privatja do të lejonte kompaninë të përqëndrohej në qëllimet afatgjata duke shmangur presionin e goditjes së rezultateve specifike tremujore. "Ajo që është e vështirë për mua është presioni i vazhdueshëm në afatin e shkurtër", tha Shaich për CNBC.
Çfarë ka më tej?
Nëse Tesla shkon private ose jo, ajo do të shkojë tek aksionerët e saj. Me financimin e marrëveshjes, sipas Musk, masa do të varet së paku nga shumica e aksionerëve të Teslës që do të votojë për të shitur aksionet e tyre ose të mbeten palë të interesuara në versionin privat të Teslës.
Një pengesë tjetër mund të jetë një hetim i mundshëm nga Komisioni i Letrave me Vlerë, i cili tashmë njoftohet se ka hapur një hetim. Çështja që agjencia federale thuhet se po heton është nëse Musk shkel rregullat e KSHZ-së duke shkruar në tweeter për një transaksion të mundshëm që përfshin kompaninë e tij publike që rezultoi në lëvizje të mëdha të çmimeve të aksioneve./Burimet: www.businessinsider.com, www.cnbc.com
Përgatiti: Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.