Futboll

Terror për Donarumën dhe të fejuarën, dhunë nga hajdutët dhe 500 mijë euro dëm në shtëpi

Gazeta Si – Mbrëmje terrori për portierin e PSG-së dhe Italisë, Xhanluixhi Donaruma. Bashkë me të fejuarën ai ka përjetuar momente frike, pasi ishin viktima të një vjedhjeje të dhunshme në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, sipas informacioneve të shtypit francez. Nga përshkrimet e para rezulton se Donaruma dhe e fejuara e tij janë dhunuar nga hajdutët, të cilët janë larguar pasi kanë shkaktuar rreth 500.000 euro dëm.

Donaruma me te fejuaren. Gazeta Si, 21 korrik 2023

Donaruma dhe e fejuara janë lidhur nga hajdutët, por kanë arritur t’ia mbathin dhe të shkojnë në një hotel luksi afër banesës së tyre, rreth orës 3:20. Personeli i hotelit ka lajëmruar forcat e rendit, që më pas janë kujdesur për çiftin ende në gjendje shoku.

Që të dy janë çuar në spital pas agresionit, ku ata u lidhën nga disa persona në apartamentin e tyre në distriktin e 8-të të Parisit, sipas burimeve franceze. Policia ka hapur tashmë një hetim për këtë ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë