Financa Personale

Tërmeti, Si procedohet për të përfituar qiranë

Qeveria ka vendosur që çdo familje e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, shtëpia e të cilës është shpallur e pabanueshme, do të strehohet në një banesë të re, me qira të paguar për një vit nga Bashkia e Tiranës.

Për të përfituar qiranë, qytetarët duhet ti drejtohen njësisë së tyre administrative dhe të plotësojnë formularin.

Me anë të fondit në dispozicion, bashkia e Tiranës do tu paguajë qytetarëve të prekur nga tërmeti, qiranë e shtëpisë për një vit, me vlerën e tregut.

Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin për të dorëzuar këto dokumente:

a. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative

b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;

c. Çertifikatë familjare;

d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë