Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Greqinë qendrore mëngjesin e sotëm.
Sipas informacioneve të para ka qenë me magnitudë 5.2 sipas shkallës Rihter. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare dhe Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tij është regjistruar në zonën e Larisës dhe Trikales.
Tërmeti është ndier edhe në kryeqytetin helen, si dhe në jug të Shqipërisë.
Gjithsesi, nuk ka ende informacione për njerëz të lënduar, apo dëme të konsideruara serioze prej lëkundjes së mëngjesit të sotëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.