Futboll

Tërmeti ndërpret ndeshjen e futbollit, komentatori: Po lëviz fusha!

Gazeta Si – Momente frike për një arsye të pazakontë gjatë një ndeshjeje futbolli. Të gjithë të pranishmit në stadium kaluan disa çaste paniku nga një tërmet që ndërpreu ndeshjen për pak minuta.

Ngjarja ndodhi në Kili, në një ndeshje të divizionit të dytë, ku imazhet në televizor filluan të tronditeshin nga lëkundjet e një tërmeti të fortë me magnitudë 5.6 të shkallës rihter. Lojtarët u detyruan të ndalonin për pak minuta dhe më pas rifilluan lojën.

Ndeshja mes Deportes Recoleta dhe Deportes Temuco u ndërpre në minutën e 41-të, sepse lëkundjet e tokës ishin vërtet të forta. Në atë moment komentatori dëgjohet të thotë: "Se mueve la cancha, se muove la camera" (Po lëviz fusha, po lëviz kamera!"

Më pak e përjetuan atë moment lojtarët në fushë, të cilët u ndalën dhe pritën rifillimin e lojës. Arbitri e ndërpreu ndeshjen sapo ndjeu lëkundjet, për ta rifilluar kur situata u qetësua. Në Kili në fakt dinë si t’i përballojë situata të tilla, që kanë një frekuencë të shpeshtë. Për shkak të aktivitetit vullkanik, ky vend është një nga më sizmikët në botë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë