Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj menjëherë pas tërmetit që ka përfshirë vendin ka reaguar në "Facebook". Veliaj iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të kërkojnë ndihmë nëse iu nevojitet. Veliaj bën apel, që të gjithë qytetarët të largohen nga ndërtesat e larta.
Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet!
Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat
Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar!
Lëkundje të forta tërmeti janë ndier pak minuta më parë në Tiranë dhe disa zona përreth. Mësohet se tërmeti ka qenë rreth 5.1 ballë sipas rrjetit ndërkombëtar sizmiologjik, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, rreth 12 km larg me thellësi 20 km.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.