Lajme

Tërmeti 4.9 ballë, nuk ka dëme por qytetarët u trembën

Në orën 21:15 të mbrëmjes së të hënës, është regjistruar një lëkundje e konsiderueshme tërmeti.

Epiqendra ishte në Hamall të Durrësit por është ndjerë në Tiranë, Elbasan, Fushë Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë por edhe deri në Maqedoni.

IGJEUM njofton se tërmeti ishte me madnitude 4.9 me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. " Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit" thotë IGJEUM. Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes njofton se deri tani nuk raportohen dëme".

Lëkundja sizmike ka shkaktuar frikë dhe shumë qytetarë kanë dal në rrugë.

Qytetaret e Tiranes kane populluar baret pas lekundjeve te termetit

Kjo është lëkundja më e fortë sizmike që godet sërish vendin tonë me epiqendër po në Durrës që pas tërmetit të 26 nëntorit që ishte 6.4 ballë dhe që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të shumta materiale.

Me shume makina te parkuara ne sheshin "Nene Tereza" ne Tirane

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë