Ka ndodhur

Tërmet në Bulqizë, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 16:08 të pasdites së të premtes. Dridhjet e tokës për fat të mirë kanë zgjatur për disa sekonda.

Sipas të dhënave sizmiologjike, epiqendra ka qenë 2 kilometra larg Bulqizës, por lëkundjet janë ndier edhe në Tiranë. Tërmeti ka rënë në një thellësi 2 kilometra nën tokë.

Përveç se në Shqipëri, tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Thuajse para dy javësh, Bulqiza dhe zonat përreth u godit nga një tërmet me madhësi 4.4 ballë, ku si pasojë u dëmtuan me qindra shtëpi. Lëkundjet ishin të forta dhe u ndjenë edhe në kryeqytet, Elbasan dhe Dibër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë