Ka ndodhur

Lëkundje të forta tërmeti në disa qytete të Shqipërisë

Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar mëngjesin e të premtes në disa qytete të vendit. Qendra Europiane Sizmologjike raporton se në harkun e 6 minutave në Shqipëri kanë rënë 2 tërmete. I pari i përket orës 08:04 minuta.

Dridhjet e tokë ishin me një magnitudë prej 3.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në një zonë 12 kilometra në veriperëndim të Centar Zupës në Maqedoninë e Veriut dhe 59 kilometra larg Elbasanit. Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 2 kilometrash.

Disa minuta më vonë në të njëjtën epiqendër dhe me një thellësi prej 10 kilometrash është regjistruar një tërmet tjetër, me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë ndjerë në kryeqytet. Po ashtu raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Elbasan, Dibër dhe në Bulqizë

Lëkundjet zgjatën pak sekonda, duke shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët. Mësohet se paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë